Projektbuxheti për vitin 2022 pasqyron financiarisht prioritetet për të cilat do të punojë Qeveria gjatë vitit të ardhshëm, ka bërë të ditur kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook.

“Buxheti parasheh pagesën me kohë të pagave, pensioneve, përfitimeve sociale, subvencioneve, si dhe realizimin e investimeve kapitale, të cilat për vitin 2022 janë planifikuar në nivelin më të lartë historik prej 37.8 miliardë denarë dhe janë më të larta se deficiti buxhetor.

Objektivat kryesore të buxhetit për vitin 2022 janë:

Rimëkëmbja ekonomike dhe rritja e përshpejtuar;

Qëndrueshmëria fiskale;

Ruajtja e shëndetit dhe jetës së qytetarëve;

Mbështetje për reformat institucionale dhe integrimin evropian.