Ylli i TikTok-ut, Dazharia Shaffer, adoleshentja e njohur në rrjete sociale si “Dee” ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare si pasojë e vetëvrasjes.

Ylli i TikTok i jep fund jetës në moshën 18-vjeçare

Lajmin e kanë konfirmuar vetë prindërit e vajzës përmes një videoje në TikTok.

“Fatkeqësisht nuk është më me ne. Ka shkuar në një vend më të mirë. Ishte shoqja ime e ngushtë dhe s’isha në asnjë lloj forme i përgatitur për të varrosur fëmijën tim. Do doja shumë të më kishte folur për streset e saj dhe për mendimet e vetëvrasjes. Mund ta kishim kaluar bashkë këtë.”- shprehet i ati i 18-vjeçares duke pohuar se e reja kishte probleme me shëndetin mendor.

Ylli i TikTok i jep fund jetës në moshën 18-vjeçare

Dazharia, përmes videove dhe sfidave të TikTok mori shpejt famë dhe brenda një kohe të shkurtër ndiqej nga 1.4 milionë njerëz. Adoleshentja ishte gjithashtu shumë e famshme në Instagram dhe YouTube ku ndante video të sfidave virale apo dokumentonte pjesë nga jeta e saj e përditshme.

Ditën e hënë, një ditë para se policia të konfirmonte vdekjen e saj ylli i Tik Tok kishte postuar disa Instastory, në përshkrimin e të cilës shkruhej: “Postimet e fundit”.

“E di që po ju acaroj të gjithëve, por këto janë postimet e mia të fundit. Mos u gënjeni nga make up-i, jam e shëmtuar në jetën reale.”- shkruan 18 vjeçarja në videot e postuara.ë