Me vendim të qeverisë profesori Universitar, Ylber Sela emërohet drejtor në Agjencinë për zbatimin e gjuhëve që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë.
Ligji për përdorimin e gjuhëve tashmë i miratuar në Kuvend parasheh avancimin e përdorimit të gjuhëve të bashkësive etnike që përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullatës në Maqedoni.
Përdorimi i shqipes gjen avancim në institucionet gjyqësore, procedurat hetimore, para-hetimore, ekzekutive, administrative, aktet noteriale, librin amëz, certifikata e lindjes si dhe në procedura tjera. Nga viti 2010 është i angazhuar profesor edhe në Universitetin e Tetovës në Fakultetin Juridik dhe mban gradën e Profesorit Ordinar.
Comments are closed for this post.