Sot në hapësirat e Kuvendit u zhvillua seminari special për Republikën e Maqedonisë së Veriut me temën “Hapat e ardhshme drejt NATO-s”, në të cilën fjalim mbajti edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Evenimenti i sotëm është indikator i qartë se ndajmë qëllime të njëjta dhe vlera të njëjta, dhe kjo është arritja tani më qartë e dukshme e anëtarësisë së plotfuqishme në NATO, ndërsa vlerat themelore në të cilat besojmë janë paqja, stabiliteti, lufta kundër çdo lloji të terrorizmit, sundimi i të drejtës, respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut dhe përforcimi i proceseve demokratike”, deklaroi Xhaferi.

Xhaferi tha se të gjithë e dimë se NATO nuk është vetëm një aleancë ushtarake por, që të bëheni anëtare e NATO-s, doemos duhet ti ndani dhe zbatoni të gjitha këto vlera dhe standarde.

dua veçanërisht të theksoj se procesi i ratifikimit të Protokollit për aderimin tonë në NATO shkon me një dinamikë të mirë, në qershor presim që Senati amerikan ta ratifikojë protokollin dhe unë jam i sigurt se që këtë vit, ne edhe formalisht do të bëhemi anëtar i plotfuqishëm i Aleancës NATO. Respektivisht, në Samitin e NATO-s në Londër në dhjetor, flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të valojë në shtizë bashkë me flamujt tjerë të vendeve anëtare të aleancës si anëtare e tridhjetë”, theksoi Xhaferi.