Babai i Gani Tushës është vrarë derisa ishte duke punuar në ara në fshatin Bllacë të Shkupit. Gani Tusha dyshohet për vrasjen e Orhan Bajramit – Oki gjatë verës në Halkidiki dhe përfshirje në vrasjen e Jeton Krivanjeva – Zhila dhe Enis Iseionov në lokalin Shisha në Shkup një vit më parë, shkruan telma.

Babai i tij është gjetur pasditen e sotme i plagosur me armë zjarri.

Pas vrasjeve, të cilat janë pjesë e përballjes së bandave të drogës në Shkup, Tusha ndodhet në paraburgim në Shkup.

Tusha është anëtar i grupit Baron/Bellanoca, i cili është në luftë me grupin Dyqanxhik/Gërçec për epërsi në tregun e drogës në Shkup. Fillimisht ka dyshime për një autor që ka motive për vrasjen.

Policia konfirmoi vrasjen nën hetim.

“Në orën 18:10 SPB Shkup ka raportuar se në afërsi të rrugës lokale nga Bllacë e Epërme drejt asaj të Poshme, N.T u gjet nga vëllai i tij Z.T (56) pa shenja jete, me plagë me armë zjarri. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njoftuan nga MPB.