Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut informoi se gjatë ditës së djeshme në Prilep, është djegur vetura private e prokurores publike themelore të Prokurorisë Themelore Publike të Prilepit, Marjana Ilieska.

Menjëherë pas ngjarjes është kryer ekspertizë në vend.

“Janë siguruar gjurmët dhe provat dhe po punohet për zbulimin e autorit të krimit”, theksojnë nga Prokuroria.

Sipas informacioneve të Prokurorisë, autorë të panjohur kanë hyrë me forcë në garazhin ku ishte parkuar vetura dhe i kanë vënë flakën.