Partia më e madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, prëmes një komunikate për media sot kanë thënë se afera Reket çdo ditë e më tepër po mer dimenzione të reja të cilat implikojnë përzierje të shërbimeve sekrete në reket dhe keqpërdorimin e tyre për fitimin e shumave milionëshe.

Siç thonë nga kjo parti, mediat ditëve të fundit po njoftojnë për një biznesmen i cili është shantazhuar me inçizime komprometuese të cilat dalin nga shërbimet sekrete.

“Nga biznesmeni përmes Lidhjes Ndërkombëtare të Boki 13 janë marë qindra mijëra euro, ndërsa materialet komprometuese janë gjendur në telefonin e reketuesit. Kjo është vetëm edhe një vërtetim se afera “Reket” është afera më e madhe kriminale në historinë e Republikës së Maqedonisë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga kjo parti nuk besojnë se kryeministri Zoran Zaev nuk ka ditur asgjë për reketin, por se çdo gjë ka kaluar me “aminin” e tij.

“Askush në Maqedoni nuk beson se Zoran Zaev nuk ka ditur asgjë për reketin, se i njejti nuk ka kaluar me aminin e tij dhe se ai nuk është involvuar në reketimin e biznesmenëve maqedonas, politikanë, qytetarë. Njeriu që tre herë është amnestuar është oktapodi kryesor kriminel që ka reketuar mbi 20 milion euro. Katica Janeva, Boki 13, Kiki, Friki dhe të tjerë janë vetëm zogjtë e tij”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga VMRO më tej konsiderojnë se Ruskovska dhe Joveski përmes arrestimeve të tilla, dëshirojnë që hetimi assesi të mos arrijë deri tek Zoran Zaev.

Nga VMRO-DPMNE konsiderojnë se drejtësi nuk mund të ketë derisa drejtësia është në duart e Zoran Zaev. Siç thonë, drejtësi do të ketë vetëm kur njerëzit e LSDM-së do të ikin nga skena politike në Maqedoni”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.