Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE sot përmes një komunikate për media kanë reaguar ndaj “fshesës” së mbrëmshem të LSDM-së, ku kryetari i partisë njoftoi se janë shkarkuar të gjithë nënkryetarët e partisë, si dhe së shpejti do të shkarkohen dhe 1/3 e ministrave.

Siç thonë nga VMRO-DPMNE nevojitet një fshesë e cila do ta “Fshijë” Zaevin, ndërsa këtë fshesë e posedojnë qytetarët, të cilën siç thonë, do ta përdorin në zgjedhje, përcjellë Zhurnal.
“Nevojitet fshesë e cila do ta fshijë Zaevin, këtë fshesë e posedojnë qytetarët, ndërsa Zaev do ta ndjejë në zgjedhje. Jeta do të fillojë kur Zaev do të ikë nga qeveria. Zoran Zaev personalisht është fajtor për gjithçka që po i ndodhë Republikës së Maqedonisë”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

Siç shtojnë nga kjo parti, Zaev nuk guxon të fshihet pas dorëheqjes së shërbëtorit të tij Pavle Bogoevski. Zaev nuk guxon të fshihet dhe pas Spasovskit, Kiracovskit, Remenskit, Zekirit, Mançevskit dhe Shilegov, të cilët ishin katastrofë për LSDM-në por dhe tragjedi për Republikën e Maqedonisë, shtojnë nga kjo parti.
Nga VMRO-DPMNE si duket nuk janë të kënaqur, gjegjësisht nuk i mjaftojnë shkarkimet e paralajmëruara, dhe kërkojnë që të ikë dhe kryeministri Zaev së bashku me ministren e mbrojtjes Radmilla Shekerinska.
“Zaev duhet të ndalojë të përpiqet përmes aktrimit për gjoja fshesë t’i largojë qytetarët nga realiteti dhe problemet që çdo ditë po përballen”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.