Zoran Zaev dhe LSDM-ja i gënjejnë qytetarët siç i kanë gënjyer para zgjedhjeve në vitin 2016. Në vend të gënjeshtrave dhe manipulimeve të LSDM-së, VMRO-DPMNE do të ofrojë siguri dhe zhvillim.

Qeveria e re të cilën do ta udhëheqë VMRO-DPMNE pas zgjedhjeve do t’i heq tatimet për të rinjtë deri 29 vjet të cilët fitojnë më pakë se 6000 euro në vit. Në vend të kuazi masave, ne ofrojmë zgjidhje të zbatueshme.

LSDM-ja gjithçka që bënë periudhën e fundit barazohet me gënjeshtër. Gënjeshtra dhe mashtrimi më i madh është me punonjësit e arsimit të cilët në vend 36.660 denarë të llogaritura në pajtim me pagën e re minimale do të marrin për 10.000 denarë paga më të ulëta.

Pushteti bën mashtrim edhe ndaj pensionistëve të cilëve u merr nga 1500 denarë viteve të fundit, por tani u jep vetëm 700 denarë.

LSDM-ja po i gënjen të gjitha kategoritë e qytetarëve. Siç i gënjente në vitin 2016.

Zoran Zaev dhe LSDM janë lexuar nga qytetarët. Më 12 prill do të shkojnë në opozitë. Pas 12 prillit vijon ripërtërirje e Maqedonisë me VMRO-DPMNE.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE