VMRO-DPMNE sot ka akuzuar LSDM-në dhe BDI-në se se përmes dy tenderëve në TEC Manastir duan të përvetësojnë 9 milionë denarë.
“Qeveria në largim po përgatit një krimi të madh që peshon 9 miliardë denarë. LSD dhe BDI përmes dy tenderëve në TEC Manastir duan të përvetësojnë 9 miliardë denarë para publike përmes kompanive të afërta të tyre.
Pak para zgjedhjeve, qeveria në largim shpall dy nga tenderët ndoshta më të mëdhenj të zhvilluar ndonjëherë në Maqedoni. Rreth 6 miliardë denarë për importin e thëngjillit dhe rreth 3 miliardë denarë me TVSH për nxjerrjen e thëngjillit dhe mbeturinave në TEC Manastir.
Paraprakisht dihet se kush do t’i fitojë këta dy tenderë me vlerë të përgjithshme prej 9 miliardë denarë, e këto janë kompani të afërta me qeverinë, njëra prej të cilave është në pronësi të konsullit të një vendi që është nën sanksionet e BE-së.
Qeveria që po largohet është evropiane vetëm me fjalë, por në realitet ajo po jep qindra miliona firmave të lidhura me njerëzit në vendet nën sanksionet e BE-së”, thonë nga VMRO-DPMNE.
VMRO-DPMNE u bën thirrje të gjithë menaxherëve në TEC Manastir që të kenë kujdes se çfarë nënshkruajnë, sepse çdo detaj i këtij prokurimi kriminal do të kontrollohet nga qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së.
Comments are closed for this post.