Gjyqtarët dhe prokurorët e zgjedhur në Zajas dhe Strumicë mbrojnë kriminelët, thuhet në komunikatë të VMRO-DPMNE-së. Gjyqtarët e zgjedhur në Reçicë të Vogël, sipas VMRO-së, mbrojnë interesat biznesore të Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit.
Si dëshmi për këtë përmendet edhe rasti i Asmir Jahoskit, i cili doli nga paraburgimi me garanci në një banesë që është në të njëjtën adresë me kompaninë e dhëndrit të Ali Ahmetit.
Pronari i Pucko Petrol doli nga paraburgimi, ndërsa Gjykata e Apelit pranoi si garanci shumën prej 2 milionë eurosh.
Jahoski, djali i një deputeti të BDI-së, së bashku me 13 persona të tjerë është i dyshuar për keqpërdorim të rreth 170 milionë eurove të shtetit, për blerje të mazutit kancerogjen me të cilin është ndotur ajri.
Kriminelët e LSDM-së dhe BDI-së dhe favoritët e tyre të biznesit, si Jahoski, për shkak të përfitimeve materiale, provizioneve dhe marrëveshjeve të dyshimta, kanë helmuar popullin me mazut kancerogjen për të nxjerrë fitim ekstra dhe kanë kryer krim të madh.
Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar veprojnë sipas udhëzimeve të LSDM-së dhe BDI-së, duke mbrojtur partnerët e tyre të afërt të biznesit, në mënyrë që të ndajnë përqindje dhe provizione mes tyre.
Lidhja ndërmjet gjyqësorit, LSDM-së dhe BDI-së duhet të marrë fund, gjyqtarët e korruptuar duhet të përgjigjen dhe sundimi i ligjit dhe drejtësisë të fillojë të funksionojë.
Koha e kriminelëve në politikë ka marrë fund, përfundon komunikata e VMRO-DPMNE-së.
Comments are closed for this post.