I nxehti afrikan pritet të prekë Maqedoninë e Veriut gjatë kësaj jave. Temperaturat do të shkojnë deri në 38 gradë në fundjavë, ndërsa mjekët bëjnë apel për të moshuarit dhe fëmijët që të mos ekspozohen në diell gjatë orëve të temperaturave të larta.

Ndërsa java e dytë e qershorit nis veç me temperatura të larta, vlerat e të cilave do të arrijnë deri në 39 gradë. Meteorologët bëjnë me dije se ky muaj do të sjellë të nxehtin afrikan. Stina e verës sjell edhe shtimin e virozave, ndaj ushqyerja e kujdesshme do të eleminonte shqetësimet shëndetësore gjatë kësaj periudhe.