Mbrëmë banorët e Strimnicës kanë vendosur urën e këmbësorëve që lidh dy anët e fshatit. Vlen të theksohet se ura është kontribut i biznesmenve të fshatit dhe një pjesë të vogël nga komuna e Zhelinës. Nga projekti ideor, ura është tërësisht ndryshe dhe nuk dihet pse ka ndryshuar.
Nga komuna e Zhelinës nuk tregojnë arsyen e ndryhsimit të urës dhe pse nuk është bërë ashtu siç është prezentuar muajë më parë.
Kryetari i Bashkësisë lokale në Strimnicë Qenan Iseni falenderon të gjithë ata që ndihmuan në këtë projekt për të mirën e fëmijëve të këtij fshati. Sipas tij pas përfundimit të urës, do të ketë edhe ndërtime tjera që ky fshat të jetë një ndër fshatrat shembull në Komunën e Zhelinës dhe më gjerë.
Ndryshe, banorët e fshatit Strimnicë së bashku me mërgimtarët vazhdojnë të japin maksimumin për të ndryshuar pamja e Strimnicës, duke nisur nga parku e deri te sinjalizimi horizontal i rrugëve.
Ja si është
Ja si duhej të ishte
Comments are closed for this post.