Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë nga seanca e tretë për drejtorët, bujqit dhe Gjorçe Petrovin. Shkarkime dhe emërime të reja në institucionet shtetërore sot u miratuan në kuadër të seancës së tretë të Qeverisë së Maqedonisë, ndërkohë u miratuan edhe 600 milionë denarë për pagesa direkte të vonuara për bujqit.
Vase Anakiev do të jetë ushtrues detyre në Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë; Vesna Çestoeva do të jetë u.d. drejtor në Drejtorin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturor; Ivan Zhivkovski u.d. drejtor në Agjencinë për kadastër të patundshmërive; Danijel Apostolski te Salla “Boris Trajkovski”, Amet Ziberi u.d. zëvendësdrejtor në Agjencinë për kadastër të patundshmërive, Daut Memedi u.d. drejtor në Byron për zhvillim rajonal; Refik Xhemaili u.d. drejtor në Agjencinë për investime të huaja; Aleksnadar Donev u.d. drejtor në Drejtorin për siguri në sistemin hekurudhor; Dime Ratajkoski drejtor në Qendrën Informative Kulturore të RMV-së në Stamboll (Turqi); Mimi Gjorgoska Ilievska drejtore në QIK-in e Maqedonisë në Zagreb (Kroaci) dhe Vasko Shutarov në QIK-in e Maqedonisë në Beograd (Serbi).
Qeveria e Maqedonisë ka vendosur që 6 milionë denarë nga Ministria për transport dhe lidhje të barten te komuna e Gjorçe Petrovit për ndërtimin dhe rekonstruktimin e rrugëve.
Në këtë seancë u shkarkua Fatmir Ejupi nga detyra e Koordinatorit kombëtar për mbrojtje sociale dhe proces të deinstitucionalizimit, Bedri Behadini nga detyra koordinator kombëtar për informatikë dhe energjetikë, Faton Asani nga detyra e Koordinatorit kombëtar për bashkëpunim me diasporën, Ramadan Ramadani shkarkohet nga detyra e koordinatorit kombëtar për kohezion, Vlladimir Simonovski nga detyra koordinator kombëtar për implementimin e Platformës kombëtare për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë dhe katastrofat të Maqedonisë, Zllatko Apostolloski nga detyra koordinator kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit, Xheladin Tefik Ajvazi nga detyra zëvendëskoordinator kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, Zllatko Arsov nga detyra zëvendëskoordinator kombëtar për luftimin e terrorizmit; Robert Allagjozovski nga pozita e koordinatorit kombëtar për interkulturalizëm, shoqëri, zhvillim të kulturës dhe bashkëpunimit ndërmjet resorëve, Magbule Ameti nga pozita e koordinatores kombëtare për shëndetësi, Maja Mosjova Mijovska nga pozita e koordinatores kombëtare për transplantim dhe Biljana Andonovska shkarkohet nga pozita e zëvendëskoordinatores kombëtare për transplantim.
Comments are closed for this post.