Zhdukja e një turisteje të re britanike më 1 dhjetor të vitit të shkuar tërhoqi vëmendjen e opinionit publik në mbarë botën.

Teksa ngjarja nisi të merrte mbulim mediatik nga çdo cep i planetit, më 9 dhjetor u zbulua trupi i të ndjerës.

Grace Millane ishte 22 vjeç kur u zhduk në Zelandën e Re.

Tashmë në gjyq është mësuar e vërteta.

Sipas BBC, turistja britanike vdiq gjatë një aktiviteti seksual konsensual.

Një 27-vjeçar i arrestuar për ngjarjen tha se ajo u mbyt gjatë seksit.

Çifti ishte njohur përmes një aplikacioni online. Britanikja, e cila priste të festonte ditëlindjen, ishte e fiksuar pas metodave sadomazokiste të seksit.

Pasi konsumuan alkool për orë të tëra, çifti shkoi në dhomën e tyre të hotelit.

Avokati i të akuzuarit tha se seanca seksuale shkoi gabim. Sipas tij, kjo nuk është vrasje edhe pse klienti i tij e mori trupin në valixhe dhe e groposi në një zonë malore.

Ai shtoi se rastet kur një person vdes nga mbytja gjatë seksit janë të rralla, sidomos kur të angazhuarit nuk kanë shumë eksperiencë.

Gjykata dëgjoi se si vajza kishte marrë disa leksione për mbytjen gjatë seksit dhe i kishte kërkuar atij t’i fuste duart në fyt.

Mendohet se alkooli ka kontribuar në këtë rast.