Xhon Luis, ikonë e lëvizjes së padhunshme për të drejta qytetare në SHBA dhe ish-bashkëpunëtor i Martin Luter King, vdiq në moshën 80-vjeçare publikoi Dhoma Përfaqësuese.
Nga viti 1986 deputeti demokrat i shtetit Xhorxhia në Kongres, Luis vdiq nga kanceri në pankreas.
“Xhon Luis ishte titani i lëvizjes për të drejta qytetare dhe mirësia e tij, besimi dhe guximi e tjetërsuan kombin tonë”, tha kryetarja e Dhomës Përfaqësuese, Nensi Pelosi.
“Në Kongres, Xhon Luis ishte i respektuar dhe i dashur nga të dyja anët”, tha Pelosi.
Luis mori pjesë në ngjarje të shumta në luftën e gjatë të lëvizjes për të drejta qytetare dhe ishte folësi më i ri në Uashington në vitin 1963, kur Martin Luter King e mbajti fjalimin e tij “Unë kam një ëndërr”.
Luis ishte folësi i fundit i mbijetuar nga tubimi dhe ai vazhdoi të luftojë për të drejtat qytetare deri në fund të jetës. Ai për herë të parë u paraqit në opinion në qershor, kur protestat për drejtësi racore e tronditën SHBA-në.
“Luis, i lindur në vitin 1940 në Alabama”, konsiderohet një prej aktivistëve më të shquar për të drejta qytetare në SHBA.
Barak Obama, presidenti i parë afroamerikan, e dekoroi Luisin në vitin 2011 me Medaljen presidenciale për liri, dekorata më e lartë civile amerikane.
Comments are closed for this post.