Miliarderi i Bitcoin, Mircea Popescu, raportohet të jetë gjetur i mbytur në Costa Rica.

Miliarderi Popescu mendohet të ketë zotëruar një pasuri me vlerë rreth 1 miliardë dollarë nga kriptomonedha më e fuqishme në botë,

Nga mediat e huaja vdekja e tij konsiderohet një mister, pasi është shumë e ngjashme me përndjekjen e krijuesit të Bitcoin, Satoshi Nakamoto. Deri më tani njeriu apo rrjeti që fshihet pas emrit mbetet i panjohur dhe i zhdukur.

Ndërkohë që bëhet me dije se 41-vjeçari, të cilit shumë i referohen si nismëtari i Bitcoin, lë pas një trashëgimi kontroverse.

“Më pëlqen Bitcoin pasi më pëlqen liria. Eshtë kaq e thjeshtë”, është shprehur njëherë ai. Ai është i njohur gjithashtu për themelimin e MPEx , një depozitë për shkëmbimin e monedhave Bitcoin.