Pasi vuajti nga kanceri në vezore, modelja dhe aktivistja Elly Mayday ka vdekur të premten e kaluar. Ajo vdiq në moshën 30 vjeçare.

Sipas People, modelja e e lindur me emrin origjinal Ashley Luther në Saskatchewan të Kanadasë, Mayday u sëmurë që kur ishte në moshën 25 vjeç. Pavarësisht vizitave të vazhdueshme në sptal dhe disa dhimbjeve në shpinë, mjekët i kishin përshkruar modeles ilaçe për trajtim në shtëpi derisa ajo ishte përpjekur për të humbur peshë.

Por pasi kishin bërë CT  në Mayday ata kishin zbuluar problemin e saj të vërtetë: një cistë e cila ishte kthyer në kancer të vezorëve në fazën e tretë, një diagnozë e rrallë për dikë në moshë të saj. Modelja ju nënshtrua mandej disa operacioneve si dhe kimioterapisë, por më 2017, kanceri ju rikthye kurse Mayday raportohet se vitin e fundit e ka kaluar në spital.

“Në një mënyrë gjithmonë kam kërkuar për një mundësi që ti ndihmoj njerëzit”, kishte thënë Mayday, e cila kishte folur për betejën e saj me këtë sëmundje në rrjetet sociale, e të cilën gjë e kishte shpërndarënë Instagram në janar.

“Ishte zgjidhja ime që ta bëj publike dhe të përpiqem të tregoj fuqinë time kundër saj. Ndihma është mënyra se si e justifikoj kohën time që me kam mbetur…Me është bërë qejfi që të gjithë ma kanë bërë me dije se unë e kam bërë dallimin, me këshillat e mija, vuajtjet e mija, fotografitë e mja dhe në përgjithësi me ata që ishin afër meje në këtë situatë të vështirë.

“Ashley ishte një vajzë fshati në zemër e cila kishte pasion për jetën, një pasion i saj i pamohueshëm”, shkruan në një postim në Instagram të familjes së Mayda. “Ëndrra e saj ishte të ndikonte në jetët e njerëzve. Ajo e kishte arritur këtë nëpërmes krijimit të Elly Mayday e cila gjë e lejonte atë të lidhej me ju. Qëllimi i saj ishte vazhdimisht të krijonte lidhje speciale me fansat që kishin një vend special në zemrën e saj”.

 

 

View this post on Instagram

 

Elly Mayday’s given name was Ashley Shandrel Luther. She was born on April 15, 1988 in Saskatchewan, Canada. Ashley was deeply loved by her family in Canada and in Germany. . . Ashley was a country girl at heart who had a passion for life that was undeniable. She dreamed of making an impact on people’s lives. She achieved this through the creation of Elly Mayday which allowed her to connect with all of you. Her constant support and love from her followers held a special place in her heart. . . Ashely passed away on Friday, March 1st at 5:14pm. You all inspired Ashley and we hope she did the same for you. Feel free to share your positive thoughts and memories below. . . love and light, . Ashely’s loving family

A post shared by Elly Mayday (@elly.mayday) on