A  e dini se Adelina ka magjistruar? Një ndër këngëtaret më të përfolura për jetën private dhe karrierën është Adelina Tahiri, e cila rrëmben vëmendjen e fansave me “lëvizjet” e saj. Për fansat e saj të shumtë, ajo në rrjete sociale publikon imazhe të shumta nga jeta e saj. Së fundmi, këngëtarja zgjodhi që t’iu përgjigjet fansave në instagram, në të cilin ka 373 mijë ndjekës. Në mesin e pytjeve të shumta që iu bënë këngëtares ishte edhe pyetja: A je falë ndonjëherë, a ke bërë namaz? Në këtë pyetje, Adelina është përgjigjur: PO!, shkruan rtv21.tv Ndërsa, pyetje tjetër që i është bërë këngëtares është se çka ka studiuar ajo. Adelina ka treguar që është diplomuar dy herë. “Asnjeher se kam thene po ja me erdh mundesi te tregoj! Se asnjeher nuk me kan pyetur! Jam diplomuar 2 here! 1. Biznis menaxhmend 2. Ekonomi dhe Marketing Dhe e magjistruar!”, është përgjigjur këngëtarja.