Gary Wright, muzikanti prapa “Dream Weaver” dhe bashkëpunuesi i shpeshtë me Geroge Harrisonin, ka vdekur në moshën 80-vjecare.

Sipas raportimeve nga TMZ-ja, vdekja e artistit vjen pas problemeve shëndetësore me të cilat ishte përballur që një kohë të gjatë, përfshirë këtu sëmundjen e Parkinsonit dhe demencën.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur i biri i tij, Justini, i cili njoftoi se i ati kishte vdekur në Palos Verdes Estates në Kaliforni.