Pasi Dafina akuzoi publikisht Erën se i kopjoi vathët, fansat e Erës tani po e akuzojnë atë se i ka kopjuar veshjen. Pasi Dafina publikoi këngën e re me titull “Dhimbje, dhimbje” në klipin e të cilës shfaqet me një body të gjelbër, vazhduan dhe akuzat për kopjim.
Era është shfaqur me të njëjtën veshje pak kohë më parë. Veshja përbëhet nga streçe si rrjet dhe një crop-top me një krah të gjatë. Dy pjesët lidhen bashkë përmes disa rripave, me disa ndryshime të vogla siç është pjesa e barkut që është më e mbuluar dhe dorezat.Pas këtyre akuzave, ndjekësit e artisteve kanë vënë re se ato nuk ndiqen më në Instagram.