Me dëgjimin e dëshmitarëve, sot në Gjykatën Penale në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Monstra” të Prokurorisë Speciale Publike për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012.
Gjykimi udhëhiqet nga gjykatësi Ognen Stavrev dhe ndodhet në fazën e dëshmive.

Për vrasjen e pesëfishtë, kur u vanë djemtë Kire Triçkovski, Filip Slavkovski, Cvetanço Atkovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Ezim Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata e Lartë në dhjetor të 2017 shfuqizoi aktgjykimet, liroi nga burgu Agim Ismailoviqin, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Azirin, duke ju shqiptuar masat e kujdesit. Pas shfuqizimit të aktgjykimit, rasti “Monstra” kaloi tek Prokuroria Speciale dhe u kthye për gjykim të sërishëm.