Bullgaria edhe një herë e ka bllokuar miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave për pranimin e Maqedonisë së Veriut në BE në Këshillin për çështje të përgjithshme të Unionit të mbajtur dje në Luksemburg. Për Shkupin, megjithatë, një mundësi tjetër teorike për fillimin e negociatave në qershor është Samiti i liderëve të BE-së të enjten dhe të premten.

Sekretarja shtetërore portugeze, Ana Paula Zakariash e cila ka kryesuar me takimin e sotëm ministror e ka inkurajuar Slloveninë të vazhdojë të kërkojë zgjidhje për negociatat me Maqedoninë e Veriut në bazë të këtij propozimi.

“Presidenca portugeze ka dhënë maksimumin që të gjendet kompromis, zgjidhje, deshëm sot të kemi jo dy por katër konferenca ndërqeveritare”, ka thënë Zakariash duke aluduar në dy konferenca ndërqeveritare që mbahen sonte në Luksemburg me Serbinë dhe Malin e Zi.

Ajo ka shtuar se ky është një “moment i rëndë politik” që e përjetojnë Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.

“Ende nuk është momenti, duhet të gjejmë zgjidhje ku besojnë të gjithë aktorët, e inkurajojmë Slloveninë të vazhdojë, të mos e humb momentin, të shfrytëzojë propozimet në tryezë dhe shpresojmë në konferencën ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë gjatë kohës së semestrit të ardhshëm”, ka thënë Zakariash.

Gjermania, Sllovakia dhe një numër vendesh të tjera kanë këmbëngulur që Bullgaria të heqë veton për Maqedoninë e Veriut, e cila bazohet në konflikt dypalësh dhe për të cilën BE konsideron se nuk a ka vendin në BE. Përfaqësuesi bullgar, siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, i akuzoi kolegët e tij se nuk e kuptuan “thellësinë” e problemit midis Shkupit dhe Sofjes dhe nuk tregoi fleksibilitet, duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme në Bullgari në korrik. Megjithëse asnjë qeveri politike nuk është garanci se vetoja do të hiqet. As propozimi portugez nuk ia ndërroi mendjen Sofjes.

Edhe MPJ-ja bullgare dje kumtoi se Sofja e ka konfirmuar qëndrimin e saj për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut në takimin e sotëm të rregullt të Këshillit për punë të përgjithshme në Luksemburg, duke mbetur e hapur për dialog konstruktiv me presidencën e ardhshme sllovene me Këshillin e BE-së në gjetjen e zgjidhjes së ndërsjellë të pranueshme. Zëvendësministri për Punë të Jashtme të vendit, Rumen Aleksandrov, deklaroi se Bullgaria vazhdon konsultimet me Maqedoninë e Veriut në zbatimin e Marrëveshjes për miqësi dhe fqinjësi të mirë. Ajo është konstruktive dhe qëllimmirë, por thotë se presim Republika e Maqedonisë së Veriut të fillojë në praktikë të zbatojë obligimet e ndërmarra në nivel të lartë më 17 qershor 2021 në Sofje që do të na mundësojë të ecim në drejtim pozitiv.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në konferencë për shtyp me homologen e tij të ftuar nga Suedia An Linde, dje deklaroi se mundësia të merret fillim i negociatave për anëtarësim më 24 dhe 25 qershor në Samitin e liderëve të BE-së është teorik,, duke pasur parasysh se për momentin në Bullgari ka kushte komplekse politike dhe kontest dhe vetëm presidenti i shtetit ka mandat të plotë politik dhe mundësi të tërhiqet vetoja, ose të sillet vendim në Samitin e liderëve.

“Nuk është çështja nëse jam apo jo optimist, por është çështja e konstatimit të Komisionit Evropian të të gjitha 26 vendeve anëtare. Ja sot para jush edhe ministrja për Punë të Jashtme e Suedisë tha se Maqedonia e Veriut duhet të fillojë bisedimet. Nga këtu, kjo është çështje e BE-së çka me procesin më tej, por duke pasur parasysh se ai është interes strategjik edhe i Bullgarisë se do të reflektojë dhe do të japë dritë të gjelbër më 24 dhe 25 qershor”, tha Osmani.

Edhe ministrja suedeze Lindje në pyetjen e gazetarëve, në lidhje me bllokadën nga Bullgaria, tha BE-ja ka ndërmarrë obligime drejtë Maqedonisë së Veriut dhe se duhet t’i përmbushë ato obligime.

“Nevojitet dialog bilateral që të zgjidhen këto çështje në mënyrë adekuate dhe i inkurajoj të gjitha përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e kësaj çështje. Në takimet e mia me ministrat e Punëve të Jashtme në BE qartë theksoj se Bullgaria nuk duhet t’i bllokojë bisedimet dhe se çështja bilaterale nuk duhet të jetë parakusht për fillim të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut. Mendoj se ky është pozicion i përbashkët dhe qëndrim i shumicës së ministrave të Punëve të Jashtme, përveç se i ministrit të Punëve të jashtme të Bullgarisë”, deklaroi Linde.

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, porositi se “nuk i ngremë duart dhe se bëjmë gjithçka që mundemi brenda një zgjidhjeje dinjitoze evropiane”. Pozicionet tona, tha Dimitrov, qëndrojnë në parime kristal të qarta dhe gjithnjë e më shumë shtete anëtare thonë që ju keni dhënë, patjetër të gjejmë mënyrë dhe ne si BE për të dhënë. Sipas tij, mundi është i madh dhe tani pyetja e madhe është nëse ne në Ballkan mund t’i besojmë fjalëve të BE-së.

“Nëse çmimi për rrugën tonë drejt BE-së është depersonalizimi, atëherë nuk do të na duhet një BE e tillë. Unë që kur ky proces filloi në tetor të vitit të kaluar, kur përpjekjet u intensifikuan, thashë qartë për presidencën gjermane, unë jam në rregull me këtë. Nëse nuk mund t’i hapim dyert për shkak të gjuhës maqedonase, në rregull, ne nuk do t’i hapim ato. Por kjo ngre pyetjen thelbësore se çfarë lloj uninoni është BE-ja”, vuri në dukje Dimitrov si mysafir në TV Sitel.

Për vizitën javën e kaluar në Sofje me kryeministrin Zaev dhe ministrin Osmani nuk zbuloi detaje, por në parim tha se ata diskutuan intensifikimin e bashkëpunimit sektorial dhe procesin e punës së komitetit për çështje historike dhe arsimore. Kjo në një farë mënyre, shton ai, duhet të jetë një udhërrëfyes, një dokument dypalësh që sipas propozimit portugez do të shqyrtohet përmes procesit të stabilizimit dhe shoqërimit.

Sipas presidentit të shtetit Stevo Pendarovski, problemi kyç i BE-së është miratimi i vendimeve me konsensus. Pa ndryshim të kësaj, Unioni nuk mund të jetë lojtar kyç gjeopolitik. Kjo sjell edhe rritjen e euroskepticizmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Maqedoninë e Veriut, por edhe në vetë BE-në, që është shkatërruese.

Në fjalimin e tij, shefi i shtetit foli edhe për marrëdhëniet me Bullgarinë fqinje dhe bllokadës nga Sofja në kontekst të integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Ai e riafirmoi qëndrimin se nëse çmimi për hyrje në BE është që të tjetërsohemi, atëherë nuk na nevojitet BE-ja.

“Qartë është thënë nga Sofja se në mungesë të Parlamentit dhe në mungesë të Qeverisë politike, ata nuk do të mund të japin dritë të gjelbër. Gjithçka që mund të ofrohej nga ana jonë si gjest i vullnetit të mirë, e që nuk ka dalë nga kornizat e një bisedimi të arsyeshëm për aspekte të rëndësishme të bilateralitetit me Sofjen ishte ofruar. Kuptohet, nuk mund të hyjmë në kompleksin e identitetit edhe nëse dikush pret se pas korrikut ose gushtit do ta bëjmë këtë, ai gënjehet”, potencoi presidenti Pendarovski.

Eurokomisa për Zgjerim dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhei pas takimit të të Këshillit për çështje të përgjithshme në Luksemburg tha se fillimi i bisedimeve të pranimit në BE me Maqedoninë dhe Shqipërinë mbetet një çështje përparësore.

Lidhur me situatën me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjatë muajve të kaluar, është bërë shumë dhe është bërë përparim i dukshëm. Ne jemi në fazën përfundimtare dhe do të vazhdojmë të punojmë me presidencën sllovene të BE-së për të përmbyllur procesin, ndërsa kjo është t’i hapim konferencat e para ndërqeveritare (me Maqedoninë dhe Shqipërinë) si një çështje prioritare,” shkroi Varheji në Tuiter.

Ministri i Punëve të jashtme të Sllovenisë, Anthe Logar, nga ana tjetër, në intervistë për EURAKTIV në një intervistë rreth përparësitë e vendit të tij për presidencën e ardhshme me Këshillin e BE-së, theksoi se BE duhet të lëvizë “sa më shpejt të jetë e mundur” nga qasja e pritjes dhe shikimit në strategji për zgjidhjen e problemeve të zgjerimit dhe Ballkanit Perëndimor. Procesi i zgjerimit “duhet të jetë i qëndrueshëm dhe ato vende duhet të jenë të sigurt se nëse përmbushin qëllime të caktuara, hapi tjetër, zgjerimi do të vijë për ta, duke shtuar se kjo do të zbatohet veçanërisht për vendet kandidate Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”.