Pandemia COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha ekonomike.

E vetmja shpresë për të ndalur COVID-19 është vaksina, për të cilën kohët e fundit janë bërë zhvillime të rëndësishme.

Lidhur me situatën e krijuar nga pandemia dhe për çështjen e vaksinës ka folur Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në një konferenc për shtyp..

Von der Leyen sqaroi se që Bashkim i Europian ka firmosur 5 kontrata me kompani farmaceutike dhe është në diskutim me dy të tjera si BioNTech dhe Moderna, vaksinë kjo e fundit që është në fazë përfundimtare dhe që ka deklaruar një efikasitet me 95%.

Sipas von der Leyen, sasitë e para mund të vijnë drejt vendeve të BE brenda muajt dhjetor,  “në qoftë se gjithçka shkon mirë”.

Presidentja e Komisionit Europian tha se kontratat e shumta do të kenë si rezultat një sasi të madhe vaksinash që kanë specifika të ndryshme njëra nga tjera, duke qenë në këtë mënyrë më efikase për komunitete dhe kushte atmosferike specifike.

Von Der Leyen dhe Charles Michel, presidenti i Këshillit Europian që ishte bashkë me të në konferencën për shtyp, nënvizuan që vendet anëtare kanë një dakordësi të plotë për instrumentet e ndihmës të vendeve me të ardhura mesatare dhe të ulëta, në mënyrë që çdo vend të ketë mundësi aksesi tek vaksinat.

Në veçanti kjo do të ndodhë përmes COVAX, të cilit BE i ka dhuruar 800 milionë euro për këtë qellim, por edhe falë mekanizmave të brendshme të shteteve.

“Në qoftë se vendet anëtare kanë për arsyeje të ndryshme më shumë doza sesa duhen, ato mund t’i dhurojnë vendeve si ato te Ballkanit Perëndimor” , ishin fjalët e von der Leyen.