Vajza e kryeministrit Zoran Zaev, Alekandra tashmë një javë po pushon me të dashurin e saj Ivan Prodanov në Maltë, ndërsa prindërit e saj janë me pushime në Ohër dhe Greqi.

Çifti gjatë gjithë kohës në profilet e tyre nëpër rrjete sociale kanë shpërndarë fotografi nga pushimi romantik. Vajza e kryeministrit midis një pushimi tradicional familjar me prindërit dhe vëllain e vogël Dushko, dhe një pushim romantik me të dashurin, shihet se ka vendosur për opsionin e dytë.

Muajin e kaluar, gruaja e kryeministrit Zaev, Zorica kishte deklaruar se ende nuk dihej nëse do të shkonin në pushim e gjithë familja së bashku pasi sipas saj fëmijët e tyre tashmë janë rritur.

Vajza e kryeministrit këtë vit ishte maturante e shkollës së mesme, ndërsa ka disa vjet që është në lidhje me Ivanin. Verën e kaluar, ata i kaluan pushuan në ishullin e Korfuzit në Greqi.

Aleksandra Zaeva thuhet se tashmë ka zgjedhur profesionin e ardhshëm, dhe se do të studion mjekësinë. Ndërsa edhe i dashuri i saj, Ivani është mjek me profesion. Ai diplomoi në prill të këtij viti.

 

View this post on Instagram

 

☀️💛

A post shared by Aleksandra Zaeva (@aleksandrazaeva) on