Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një të dyshuari 23 vjeçar për veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 paragrafi 1 i Kodit Penal. I dyshuari, më 1 shkurt, në INP Idrizovë – Shkup, në cilësinë e zyrtarit ka ndërmarrë veprim që ka tejkaluar kufijtë e kompetencave të tij zyrtare me qëllim që të përfitojë dhe mundësojë përdorimin e celularit për dy të dënuar që vuanin dënimin me burg, njoftoi PTHP.
“I dyshuari, më 1 shkurt, në INP Idrizovë – Shkup, në cilësinë e zyrtarit – ushtar profesionist në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të gjendjes së krizës së shpallur në zonën e burgut, është punësuar si i jashtëm – sigurimi statik nga një kullë vrojtimi në murin e gardhit të objektit të burgut. Duke vepruar kështu, ai ka ndërmarrë veprim që ka tejkaluar kufijtë e kompetencave të tij zyrtare me qëllim që të përfitojë dhe mundësojë përdorimin e celularit për dy të dënuar që vuanin dënimin me burg në pavijonin e mbyllur dhe që sipas rregullave të në burg, janë të ndaluara telefonat dhe komunikimi pa mbikëqyrjen e policisë së burgjeve”, thonë nga PTHP.
Pasi kishte fshehur paraprakisht dhjetë celularënë jelekun taktik të uniformës që kishte veshur, ai kaloi rojën, dhe duke ditur që të dënuarit ishin liruar për shëtitje të përditshme dhe po e prisnin, ai qëndroi pranë murit të kabinës dhe më pas i hodhi celularët mbi dy gardhe mbrojtëse për t’u mundësuar komunikimin pa mbikëqyrje.
“Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë qartë rrezik për arratisje, si dhe rrethana të veçanta që arsyetojnë frikën se i dyshuari do ta përsërisë veprën penale, prokurori publik ka paraqitur propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin”, thonë nga PTHP.
Comments are closed for this post.