Besimtarë të respektuar të bashkësisë islame,

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të VMRO-DPMNE-së të ju uroj festën e Kurban Bajramit.

Kjo është festë e cila i potencon vlerat humane dhe e cila na mëson për solidaritet, humanitet dhe unitet. Njëherit, Kurban Bajrami i thekson respektimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë dhe na bashkon në angazhimin për ndërtimin e jetës së përbashkët dhe prosperitet në shtetin tonë.

Republika e Maqedonisë ka traditë shekullore të bashkëjetesës, tolerancës dhe ndihmës mes grupeve të ndryshme fetare. Këto janë vlerat të cilat duhet t’ua transmetojmë dhe lëmë gjeneratave të ardhshme, sepse vetëm kështu do të vazhdojmë të ndërtojmë mirëqenie, por edhe progres në shoqërinë tonë.

Në këto momente të vështira dhe sfida me të cilat ballafaqohet shteti ynë të gjithë qytetarët njësoj i ndjejnë pasojat e pa aftësisë, lakmisë, shkatërrimit, gënjeshtrave dhe premtimeve dhe pritjeve të parealizuara. Në vend të projekteve të cilat do ta përmirësojnë edhe jetën edhe standardin e qytetarëve, çdo ditë shohim krim, korrupsion,  nënçmim dhe shkelje të dinjitetit të secilit qytetar të Republikës së Maqedonisë.

Le të kalojë festimi i sivjetmë i Kurban Bajramit në qetësi, paqe dhe harmoni dhe të ju sjellë gëzim dhe lumturi të cilat do të ju ndjekin gjatë gjithë jetës, Juve dhe familjeve të juaja.

Hristian Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së