Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, me rastin e festës së Kurban Bajramit, personalisht dhe në emër të anëtarëve të VMRO-DPMNE-së, uron të gjithë pjesëtarët e besimit islam për festën e madhe fetare të Kurban Bajramit.

Të gjithë atyre që po e festojnë këtë festë të madhe, ai në urim ju uroj shumë shëndet, lumturi dhe momentet e festave t’ju kalojnë në paqe, dashuri dhe gëzim me më të dashurit tuaj. Kurban Bajramin, shtohet, e kaloni në frymën e bujarisë, duke ndihmuar dhe ndarë me ata që kanë nevojë për ndihmë, duke vënë në pah humanizmin dhe kujdesin njerëzor në këto ditë festive. Kjo festë e madhe, nënvizuar në urimin e dërguar nga Mickoski, është përkujtues i ekzistencës njerëzore, si dhe rëndësisë së madhe të besimit, mirëkuptimit dhe tolerancës reciproke si kushte thelbësore për bashkëjetesë dhe paqe.

Prandaj ju ftoj të gjithëve që të fillojmë së bashku, duke tejkaluar të gjitha problemet së bashku, për ta ndërtuar Maqedoninë mbi vlerat dhe parimet evropiane. Ka ardhur koha që bashkërisht të ndërtojmë baza më të forta për një standard më të mirë jetese për çdo qytetar, pavarësisht përkatësisë etnike apo fetare, themele për zhvillimin dhe prosperitetin e vendit tonë. Të gjithë të bashkuar për të ndërtuar një shtet ku do të ketë harmoni dhe përparim, një Maqedoni të begatë ekonomikisht, thuhet në urimin e dërguar nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, me rastin e festës së Kurban Bajramit.