Enti Shtetëror i Statistikës sot publikoi se vitin e kaluar kanë lindur gjithsej 21.484 fëmijë prej të cilëve 21.333 janë lindje të fëmijëve të gjallë, ndërsa 151 lindje me fëmijë të vdekur. Numri i fëmijëve të gjallë vjet është ulur për 1,9 për qind në krahasim me vitin paraprak.
Vitin e kaluar kanë lindur më shumë foshnja meshkuj se sa femra, respektivisht sipas të dhënave statistikore pjesëmarrja e fëmijëve meshkuj të gjallë është 552,4 për qind.
Numri më i madh i lindjeve ka në muajin shtator, ndërsa sipas moshës së nënave, pjesëmarrje më të madhe, respektivisht 34,1 për qind kanë foshnjat e gjalla prej nënave të moshës 25 deri 29 vjeçare.
Mosha mesatare e nënave gjatë numrit të përgjithshëm të lindjeve arrin 29.1 për qind dhe tek lindjet e para arrin 27.3 për qind.
Viti i gjeneratës së lindjes së nënave që u tregua si më frekuent gjatë lindjeve të fëmijëve është viti 1990.
Të dhënat statistikore tregojnë se vitin e kaluar kanë lindur 19 foshnja të gjalla prej nënave më pak se 15 vjeçare.
Nga numri i përgjithshëm i foshnjave të gjalla, 12,1 për qind janë jashtë martese, respektivisht 2.587 fëmijë.
Comments are closed for this post.