Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk nesër do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Tusk, siç kanë informuar nga Qeveria, do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev. Pas takimit është paraparë konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrit Zoran Zaev me Tuskun në orën 12:15 në Qeveri.

Vizita e Tuskut në Shkup është në prag të pritjes së vendimit për marrje të datës për fillim të negociatave me BE-në në tetor.

Mandati i presidentit aktual të Këshillit Evropian skadon më 1 dhjetor, ndërsa në vend të tij do të vijë kryeministri i Belgjikës, Charle Michel.