Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, tha se deklaratat e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, lidhur me përleshjet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, ishin “të njëanshme” dhe “sabotojnë përpjekjet për diplomaci”.
Sipas tij, deklaratat e zyrtares amerikane janë të papranueshme.
Pelosi, e cila në fundjavën e kaluar qëndroi në Armeni, fajësoi Azerbajxhanin për shpërthimin e luftimeve të reja në kufi me Armeninë, që kanë lënë të vdekur qindra të vdekur nga të dyja palët. Në Jerevan, ajo deklaroi më 18 shtator se Azerbajxhani ishte fajtor “për sulmet e paligjshme dhe vdekjeprurëse” ndaj Armenisë, duke dënuar këto sulme.
Pelosi fajëson Azerbajxhanin për luftimet e fundit me Armeninë
Përmes një postimi në Twitter, Oktay i bëri thirrje Uashingtonit që të sqarojë deklaratat e Pelosit, në mënyrë që, sipas tij, ato të reflektojnë pozicionin zyrtar të Shteteve të Bashkuara. Armenia dhe Azerbajxhani edhe para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik kanë luftuar për rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut. Më 1994, forcat armene etnike morën kontrollin e këtij rajoni, por pas një lufte më 2020, forcat e Azerbajxhanit arritën të largonin forcat etnike arme nga shumica e territorit të rajonit.
Gjatë dhunës së fundit, ushtritë e të dyja shteteve shkëmbyen zjarr dhe raportohet se janë vrarë më shumë se 200 persona./rel/
Comments are closed for this post.