Numri i personave që kanë humbur jetën nga dy ortekët në rajonin Bahçesaray në qytetin Van të Turqisë është rritur në 41.

Ndërkohë vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në rajonin rreth 4 kilometra larg nga tuneli Karabet, 33 kilometra nga rruga tokësore Van-Bahçesaray ku ndodhën ortekët.

Ekipet e kërkimi-shpëtimit të xhandarmërisë (JAK) dhe ekipet e Agjencisë për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) gjatë punimeve të tyre kanë gjetur dy trupa të pajetë që e ka çuar në 41 numrin e të vdekurve nga ortekët.

Bëhet e ditur se janë në vazhdim punimet për kërkim-shpëtimit në rajon.

Kujtojmë se ekipet e kërkim-shpëtimit po kërkonin 2 persona të bllokuar në një furgon nën ortek i cili goditi të martën në mbrëmje rajonin Bahçesaray në qytetin Van. Gjatë kërkimeve që rifilluan të mërkurën në orët e mëngjesit ekipet u goditën nga një ortek i dytë për të cilët po vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.