Marrëveshja e Prespës ka qenë historike për Maqedoninë, Greqinë dhe Ballkanin në përgjithësi por edhe shembull i mirë për të gjithë botën për të zgjidhur probleme mes shteteve. Ky është fakt dhe kjo marrëveshje ka qetësuar shumë zëra në rajon dhe në botë të cilët kanë qenë për të pajtuar dy shtetet, e disa për t’i hedhur benzinë zjarrit e pastaj për të përfituar nga konflikti maqedono-grek.
Të gjithë këtij konflikt-zgjidhje i është kthyer Nikolaos Koutsimpogiorgos, student i studimeve të doktoraturës në Utrecht University, i cili ka shkruar për “Euroactiv” artikullin “Tsipras kills three birds ëith one stone with North Macedonia deal” (Tsipras ka vrarë tre zogj me një gur me marrëveshjen për Maqedoninë e Veriut”).
Sipas Koutsimpogiorgos, “zogu” parë është: Përmirësimi i imazhit të kryeministrit grek para faktorit ndërkombëtar si burrshtetas i përgjegjshëm që kujdeset për stabilitetin në Ballkan.
Këtë tezë e vërtetoi edhe kancelarja gjermane Angela Merkel e cila erdhi deri në Athinë për të uruar Tsipras për arritjen e madhe për demokracinë.
Gjithmonë, sipas Koutsimpogiorgos, “zogu” i dytë ishte: ndarja e opozitës dhe nënvlerësimi i votës së tyre karshi partive si motra në Evropë të cilët do t’ju bënin presion që ata ta votojnë marrëveshjen në fjalë kur e njëjta do të jetë para deputetëve në Greqi.
Partia Popullore Evropiane (EPP) publikisht ka dalë në mbrojtje të marrëveshjes dhe kanë apeluar që të mbështetet ajo në Greqi, pasi puna u krye në Maqedoni.
E në fund, Koutsimpogiorgos, shkruan se “zogu” i tretë ishte ndarja e Kammenosit, ish partner qeverie me Tsipras që të ndahet nga koalicioni dhe të filloj të ndryshojë qëndrim ndaj qeverisë, por tanimë si parti opozitare. Pra Tsipras i konvenon një ndryshim qëndrimesh nga ish partneri i tij në qeveri.
Comments are closed for this post.