Duke bërë fushatë në shtetin e Pensilvanisë, presidenti Donald Trump, portretizoi kundërshtarin e tij, Joe Biden, si një kundërshtar të ‘naftës, armëve dhe Zotit’ dhe i tha audiencës së tij në Pittsburgh se “këto zgjedhje janë një çështje e mbijetesës ekonomike për Pensilvaninë”.

“Kundërshtarët tanë nuk duan produkte nafte, në rregull?”, tha Trump, njofton Klan Kosova.

Ai po ashtu, ka ironizuar me Biden që po mban maskë në publik.

“Unë dua të them, sinqerisht, për çfarë dreqin i harxhoi të gjitha ato para në operacionin plastik nëse do t’i mbulonte me një maskë, seriozisht”.

Trump dhe Biden janë kundërshtuar mes vete edhe për dobinë e mbajtjes së maskës.