Ushtria e Libisë deklaroi se në rajonin Sukne u rrëzua një helikopter që transportonte mercenarët e lidhur me kompaninë ruse të sigurisë, Wagner.Zëdhënësi i Zyrës së Operacionit të Përbashkët në Sirte dhe Cufra, Gjenerali Abdulhadi Dirah në deklaratën e bërë për gazetarët tha se në rajonin Sukne, që ndodhet në afërsi të bazës ajrore ushtarake në Cufra, në orën 8.00 me orën lokale ra një helikopter që transportonte mercenarët e kompanisë ruse të sigurisë, Wagner, shkruan TRT.

Ndërkohë që bëri të ditur se shpërtheu edhe municioni që ndodhej në avion, Dirah nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me ngjarjen.