Një shkëmbim me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku një punonjës policie i ka kërkuar dokumentat e identifikimit një qytetari, teksa ky i fundit nuk ka hapur canten.

Me tu larguar, ai ka nxjerrë armën në drejtim të punonjësit të policisë ku ky i fundit e ka paralajmëruar duke qëlluar me armë në ajër.

Më pas polici e ka qëlluar në pjesën e këmbës.

Rastësisht, në afërsi ka qënë dhe një tjetër qytetare që është plagosur nga punonjësi i policisë.

Sipas autoriteteve, të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.