Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot mori pjesë në konferencën rinore “Rinia në Ballkanin e Hapur – shanset dhe perspektivat për përparim të besueshëm në rajon”.

Trençevska në fjalën e saj theksoi angazhimet e Ministrisë, të cilat përfshijnë politikat rinore që mundësojnë përfshirje më të lehtë të të rinjve në tregun e punës.

“Ne si Qeveri dhe si Ministri për Punë dhe Politikë Sociale, jemi të fokusuar në një qasje sistematike në zgjidhjen e sfidave me të cilat ballafaqohen të rinjtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në fushën e punësimit dhe në fushën e fitimit të aftësive, të cilat do t’i bëjnë ata më konkurrues në tregun e punës, si dhe do ta bëjnë më të lehtë punësimin”, tha Trençevska.

Ajo shtoi se garancia për të rinjtë, si pjesë e nismave mbështetëse evropiane, synon t’u ofrojë të rinjve nga 15 deri në 29 vjeç një ofertë cilësore për punësim, arsimim dhe trajnim të vazhdueshëm ose praktikë brenda një periudhe 4 mujore nga dita e regjistrimit në Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut