Qendra Operative dhe Komunikimit e Drejtorisë së Policisë së Megjimurjes ka marrë njoftim për një zjarr në një shtëpi familjare në Kurshanec në orën 22:52, pas së cilës në vendngjarje janë dërguar të gjitha ekipet e zjarrfikësve.
Tre fëmijë kanë humbur jetën mbrëmë nga zjarri në një shtëpi familjare në vendbanimin rom në Çakovec të Kroacisë, ndersa një burrë 29-vjeçar dhe një grua 25-vjeçare së bashku me një fëmijë në krahë kanë arritur të dalin nga shtëpia, njoftoi të premten policia.
Sipas informacioneve të mbledhura, zjarri ka rënë rreth orës 22:30 në kulmin e një shtëpie në rrugën “Megjimurska”, nga e cila kanë mundur të shpëtojnë një 29-vjeçar dhe një grua 25-vjeçare me një fëmijë. Gruaja 25-vjeçare e plagosur dhe fëmiu janë transportuar në Spitalin e Qarkut Çakovec, ku janë konstatuar se kanë pësuar lëndime të lehta.
Qendra Operative dhe Komunikimit e Drejtorisë së Policisë së Megjimurjes ka marrë njoftim për një zjarr në një shtëpi familjare në Kurshanec në orën 22:52, pas së cilës në vendngjarje janë dërguar të gjitha ekipet e zjarrfikësve, policia dhe shërbimet emergjente mjekësore.
Pas shuarjes së zjarrit, pjesëtarët e Zjarrfikëses Publike të Çakovecit kanë ekzaminuar zonën e djegur dhe kanë gjetur trupat e pajetë të tre fëmijëve.
Policia po siguron vendin e ngjarjes mëngjesin e së premtes. Për ngjarjen është njoftuar prokurori kompetent i shtetit, i cili ka urdhëruar hetim në vendin e ngjarjes, njofton policia.
Comments are closed for this post.