Autobusët e Bashkisë dhe ato  privat sot nga 20 janari do të jenë falas për qytetarët e Shkupit. Vendimin sot e solli Bashkia e Shkupit dhe hyn në fuqi menjëherë, dhe do të vlejë deri në momentin kur ndotja e ajrit do të ulet.

Zëdhënësi i Bashkisë së Shkupit, valon Salihu në konferencë shtypi deklaroi se është marrë vendim për ndalimin e të gjithë aktivitete ndërtimore të punishteve që janë të kompetencë të Bashkisë së Shkupit dhe ju bën thirrje të gjithë kryetarëve të komunave të Shkupit gjithashtu t’i ndalojnë aktivitet ndërtimore,

Çmimi i parkimit në parkingjet e Bashkisë do të rriten dyfish do të të vlejë deri sa të hiqet i njëjti.

Këto janë disa nga masat dhe rekomandimet që për të cilat sot i miratoi Bashkia e Shkupit për shkak të ndotjes së madhe të ajrit.