Në Gjinekologjinë e Shkupit ka ndërruar jetë një lehonë nga komplikimet gjatë lindjes. Sipas Kanal 5, kjo ka qenë shtatëzania e 12të e lehonës, kurse deri tani ka lindur 6 fëmijë të gjallë.

Familjarët janë ankuar për sjellje joadekuate të personelit mjekësor lidhur me rastin, kurse nga Klinika mohojnë këto akuza.