Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ishte në vizitë të Njësitit të Punëve të Brendshme – Karposh, ku ka realizuar takim pune me udhëheqësinë e këtij Njësiti.

Në takim nga ana e udhëheqësisë së NJPB Karposh u prezantua struktura dhe personeli i këtij Njësiti dhe u potencuan disa probleme me të cilat po ballafaqohen në punën e përditshme nga aspekti i resurseve njerëzore dhe mjeteve materialo-teknike.

“Në takim së bashku u konstatua se në të ardhmen është e nevojshme të investohet dhe të punohet në drejtim të ngritjes së motivimit dhe kushteve në të cilat punojnë nëpunësit policorë, për shkak se policia është pasqyra e shtetit”, njoftojnë nga MPB-ja.

Nga ana e tij ministri Toshkovski u kërkua në vigjilie të dy proceseve zgjedhore të cilat na presin dhe të ndërmerren të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme, me qëllim policia të jetë në krye të detyrës dhe do të mundësojë zbatim të procesit zgjedhor në mënyrë të ndershme dhe demokratike.