Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot ka vizituar Departamentin e Punëve Civile, ku ka mbajtur takim pune me ndihmës ministrin për punë civile, Jovan Altanxhiev. Siç njoftojnë nga MPB.
“Puna në shërbimet administrative duhet të bëhet prestigj, jo dënim. Të jemi të nderuar të punojmë në shërbim të qytetarëve dhe të kënaqim shpejt dhe me efikasitet nevojat e tyre me shërbime të shpejta dhe cilësore”, theksoi ministri Toshkovski, duke shtuar se në të ardhmen do të punohet intensivisht për përmirësimin e kushteve të punës në shërbimet administrative.
Toshkovski theksoi se gjendja me dhënien e dokumenteve personale po stabilizohet dhe pritet që për një muaj dhënia të kthehet në afatet ligjore.
“Do të rrisim kapacitetet në procesuimin e kërkesave për pasaporta të dorëzuara, në mënyrë që diaspora të marrë dokumentet e udhëtimit sa më shpejt. Ne ofrojmë sasi të reja formularësh për dokumente personale që do të plotësojnë nevojat për periudhën e ardhshme. Termin për procedurë urgjente merret brenda një dite, ndërsa për procedurë të rregullt në maksimum 10 ditë. Tashmë nuk ka interes për caktimin e terminëve në pikën Idrizovë dhe ajo do të mbyllet pasi ta përmbushë qëllimin e saj duke pranuar rreth 25.000 kërkesa”, deklaroi Toshkovski.
Comments are closed for this post.