Drejtori i shërbimit për punët e përgjithshme dhe të përbashkëta, Ivica Tomovski në Daily Click në TV21 tha se ka pasur tentativë për keqpërdorim dhe keqpërdorim të avionit të qeverisë. Në njërin rast ai përmendi ish ministrin Bojan Mariçiq, ndërsa në rastin e dytë me ish-kreun e Kuvendit, Talat Xhaferi.

“Ka një tentativë për keqpërdorim dhe një keqpërdorim klasik të avionit. Si për shembull, Bojan Mariçiq kur kërkoi që avioni të fluturonte nga Shkupi në Nish, ndërsa është më shpejtë dhe më ekonomike të shkosh në Nish me veturë. Dhe për fat kërkesa u refuzua nga shërbimi. Dhe rasti i dytë është kur Talat Xhaferi kërkoi avionin qeveritar në momentet kur ai ishte në servisim të jashtëzakonshëm në Nuremberg. Dhe derisa avioni është në servisim, pilotët shkojnë në SHBA ku ushtrojnë në simulator fluturimi, pas çka piloti mori një telefonatë për t’u kthyer shpejt në Shkup me avionin. Ai u përgjigj se është çmontuar dhe se është në servisim dhe se nuk mund të kthehet, i kanë thënë se si di ta montojë dhe të vijë menjëherë në Shkup, përndryshe do të shpërbëhej koalicioni i atëhershëm LSDM-BDI. Pra ka rrezik për sigurinë e pilotëve, pasagjerëve të cilët do të vazhdojnë të fluturojnë me atë avion, vetëm që të mos shpërbëhet koalicioni”, tha Tomovski.