Ish-ministri i Shëndetësisë dhe Arsimit, Nikolla Todorov, vlerëson se ndryshimet kushtetuese nuk mund të kenë sukses pa votat e deputetëve të OBRM-PDUKM–së.
“Varet nga OBRM-PDUKM-ja. Ka disa variante, nëse OBRM-PDUKM-ja hyn në këtë punë, do të ketë sukses këtë vit. Nëse nuk hyn, ata do të kenë sukses ndoshta vitin e ardhshëm nëse OBRM-PDUKM vjen në pushtet, ndaj vendosin ta shtyjnë atë agjendë evropiane.
Besoj se nëse partia do të kishte votuar për ndryshimet kushtetuese, nuk do t’i humbiste zgjedhjet. Do të humbasë diçka, por nëse ka një fushatë të mirë dhe formulim të mirë për ta shpjeguar, mund të parandalojë edhe një tejmbushje më të madhe të votave”, tha Todorov në emisionin “Studio 10”.
Sa i përket rejtingut të politikanëve aktualë dhe të dikurshëm, Todorov beson se do të rritet rejtingu i ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski.
“Liderët e dy partive më të mëdha së bashku kanë një vlerësim më të ulët se Zaev kur ishte në opozitë”, tha Todorov.
Comments are closed for this post.