Ambasadori Francez, Kristian Timonie është prononcuar rreth anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Ai është shprehur optimist por, ka pohuar se të dy anët të punojnë dhe ty kryejnë obligimet e veta. Ai më tutje ka thënë se Bashkimi Evropian në vete nuk mund të ketë rolin e shpëtimtarit.
“Besoj se ekzistojnë pritshmëri më të mëdha, por e dini, Bashkimi Evropian në vete nuk mund të ketë rolin e shpëtimtarit. Ajo është e përgatitur dhe ka për detyrë të ndihmojë pasi e ardhmja e juaj është evropiane dhe ne aspak nuk dyshojmë në atë, por duhet të punohet në dy anët. Ne nga ana jonë, ju nga ana e juaj, veçmas aktorët politik të cilët do të duhet të gjejnë rrugën e kompromisit pa përdorë amnistinë e ndërsjellë”, ka thënë ambasadori francez në vend, Kristian Timonie në intervistën për gazetën Veçer.
Ai u ndal dhe foli edhe për metodologjinë e zgjerimit të BE-së të cilën e ka kërkuar Franca. Shtoi se qasja për momentin është pozitive dhe se janë në kërkim të zgjidhjes, pa u krijuar situata të reja problematike.
Lidhur me fillimin e negociatave, thekson se nevojitet që i gjithë sistemi institucional të jetë i përgatitur.
“A do të thotë se atëherë do të zyrtarizohen disa vendime dhe do të përshpejtohet procesi, nuk di çfarë të them edhe pse ne atë me vërtetë e dëshirojmë. Sa më shpejt që fillojmë ta praktikojmë metodologjinë e re, aq më mirë. Edhe njëherë do të them se dëshira jonë është sa më shpejtë të shohim rezultate konkrete, veçmas atë ta ndjejnë qytetarët. Dua të rikujtoj se ekzistojnë edhe disa çështje buxhetore, pasi ne për momentin zhvillojmë negociata për buxhetin e ri të BE-së për vitet e ardhshme, që nuk është e thjeshtë, pasi siç e dini, me largimin e Mbretërisë së Bashkuar do të krijohet mungesë prej 12 miliardë euro në vitin e ardhshëm 2021, që është e përafërt me Bruto prodhimin vendor të Maqedonisë, ndërsa në mënyrë shtesë do t’i mbulojmë programet ambicioze të metodologjisë së re”, ka thënë ambasadori Timonie.
Comments are closed for this post.