Një termocentral me qymyr u shkatërrua në Lunen, Gjermani. Oxhaku i lartë 250 metra, kazani dhe kulla ftohëse e termocentralit gjerman u shkatërruan. Për këtë janë përdorur 420 kilogramë eksploziv. Ishin hapur në total 2.100 vrima në mënyrë që të lejohej që struktura të shembej në një mënyrë të kontrolluar.
Së pari u hodh në erë oxhaku i lartë 250 metra. Kjo u pasua nga kulla e ftohjes. Sipas ndërmarrjes, gjithçka shkoi siç ishte planifikuar.
Në mënyrë që të shmangej grumbullimi i njerëzve, shembja u transmetua drejtpërdrejt./TCh
Comments are closed for this post.