Tërmeti që tronditi sonte Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi, e po ashtu u ndje dhe në disa zona të Greqisë, e kishte epiqendrën në Bosnjë Hercegovinë.
Noa.al raporton nga Instituti Shqiptar i Gjeoshkencave se tërmeti në orën 23:07:49′ ishte 5.7 ballë të shkallës Rihter dhe me intensitet makrosizmik 4 ballë të shkallës Merkali.
Raport mbi tërmeto nxori dhe ministria e Mbrojtjes: “Të dhënat paraprake nga IGJEUM, konfirmojnë një tërmet të fortë me epiqender 10 km në Jug- Perëndim tw qytetit Mostar, Bosnje Hercegovine, me Magnitude 5.7, Thellesia 5 km, 202 km nga Tirana”.
Ky tërmet është ndjerë pothuajse në të gjithë vendin.
Ministria e Mbrojtjes tha se deri në këtë moment nuk raportohet për të lënduar apo dëme.
Ndërkohë të gjitha strukturat e mbrojtjes civile janë në monitorim të situatës në të gjithë vendin.
Tërmeto kishte epiqendër në Mostar, 202 kilometra larg Tiranës dhe thellësinë e kishte vetëm pesë kilometra.
Tërmeti u duk të ishte i gjatë në kohë, për rreth 10 deri 15 sekonda. Disa thanë se tërmeti zgjati edhe më shumë sekonda.
Në galeri shikoni pamje pas tërmetit që krijoi ankth për shumë njerëz në Mostar.
Comments are closed for this post.