Bosnja dhe Hercegovina është goditur nga një tërmet i fuqishëm mëngjesin e sotëm.
Sipas informacioneve të para nga Qendra Sizmologjike Euromesdhetare, magnituda e tërmetit është 4.8 ballë të shkallës Rihter.
Siç raporton EMSC, epiqendra e tërmetit që ndodhi në orën 08:07 është regjistruar rreth 10 kilometra në veriperëndim të Siroki Brijeg, 24 kilometra nga Mostari, në një thellësi prej pesë kilometrash.
Një tërmet i fortë është ndjerë edhe në qytetin tjetër, Konjic.
Tërmeti është ndjerë edhe në Sarajevë dhe Zenicë.
Siç raportojnë mediat boshnjake, dridhjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Kroaci, Split, Dubrovnik dhe Makarska.
⚠Preliminary info: #earthquake (#zemljotres) about 20 km NW of #Mostar (Bosnia & Herzegovina) 1 min ago (local time 08:07:12)❗MAGNITUDE NOT AVAILABLE YET❗Updates at:
📱https://t.co/LBaVNedgF9
🌐https://t.co/AXvOM7I4Th
🖥https://t.co/wPtMW5ND1t pic.twitter.com/TKuOXnltar— EMSC (@LastQuake) June 30, 2022
Comments are closed for this post.