Në qoftë se do të na duhej të përzgjidhnim një veshje që i reziston kohës, por edhe tendencave të fundit të modës, pa diskutim që pantallonat xhins do të zinin vendin e parë.Përveçse janë shumë komode dhe mund të kombinohen me pothuajse gjithçka, pantallonat xhins janë gjithashtu veshja ideale nga mëngjesi në mbrëmje, mjafton të zgjidhni këpucët, pulovrin dhe xhaketën e duhur dhe outfit-i juaj do të duket gjithmonë ndryshe.

Megjithatë nëse po planifikoni të bëni shopping së shpejti dhe të blini një palë të reja, bëni mirë të mendoheni gjatë para se të merrni vendimin përfundimtar, pasi tendencat e fundit të pantallonave xhins po kalojnë çdo pritshmëri. Bëhuni gati për mbathjet xhins, të cilat shumë shpejt duket se do t’i shihni gjitkund, ndonëse sapo fotografitë e tyre janë shfaqur në sitin e blerjeve Ssense nga shtëpia e modës ”Y Project”, i kanë ndarë njerëzit në dy grupe: ata që e kanë pëlqyer idenë e këtyre mbathjeve xhins, dhe ata që e kanë quajtur një çmenduri.

Megjithatë pavarësisht dizajnit të tyre, një tjetër detaj që ka çmendur pa diskutim të gjithë është çmimi i tyre: plot 300 euro. Do i blinit?