Studimet konfirmojnë se në vetëm tre muaj aplikimi të rregullt të kësaj vitamine, lëkura është plot jetë, me një teksturë të mrekullueshme, pa njolla, pa skuqje dhe paraqitje rinore.
Hidratimi
Lëkura ka përgjithësisht shumë etje dhe domosdoshmërish vëmendje.
Ajo përbëhet nga 64% ujë dhe ka nevojë të hidratohet.
Për këtë ju shërben vitamina C e cila e hidraton lëkurën dhe pengon tharjen apo yndyrosjen e tepërt të saj.
Elasticiteti
Vitamina C si serum nxit prodhimin e kolagjenit në lëkurë.
Kjo proteinë është përgjegjëse për lëkurën e mbledhur, elastike dhe të shëndetshme.
Duke qenë se trupi prodhon gjithnjë e më pak kolagjen, kjo vitaminë është e domosdoshme për të ngadalësuar plakjen.
Inflamacioni Dhe hiperpigmentimi
Nëse lëkura juaj ka tendencën të skuqet, të irritohet dhe të mbushet me puçra, gjasat janë që keni të bëni me inflamacion, infeksion apo reagim imunitar. Cilido qoftë shkaku, vitamina C, zbeh dhe zbut simptomat e inflamacionit në lëkurë. Hiperpigmentimi nga ana tjetër ndodh kur trupi prodhon shumë melaninë dhe pëson luhatje në njëtrajtshmërinë e ngjyrës. Vitamina C mundëson që lëkura të ketë një ton të njëtrajtshëm.
Si ta përdorni serumin e vitaminës C
Në formën e serumit, vitamina C përthithet shumë mirë nga lëkura.
Serumi duhet të bëhet pjesë e rutinës suaj të mëngjesit sepse do ju mbrojë nga radikalet e lira gjatë ditës. Fytyra duhet larë mirë në mëngjes, më pas duhet të aplikoni tonikun dhe më pas serumin me vitaminë C. Pas aplikimit të serumit, duhet të vendosni kremin ushqyes në fytyrë dhe në fund kremin kundër diellit.
Comments are closed for this post.